Subscribe

Maturantët  kete te marte po i nënshtrohen provimit të fundit shtetëror në lëndën me zgjedhje, i cili nisi në orën 10:00 të mëngjesit.

Testi po zhvillohet në 208 qendra në të gjithë vendin të cilat administrohen nga ministria e Arsimit.

Tirana ka 38 qendra, për 8300 nxënës.

Ndërkaq, pas përfundimit të provimit i cili zgjat 2 orë e 30 minuta, maturantët kanë paralajmëruar marshimin drejt ministrisë në vijim të protestës së tyre, për rishikimin e pragut të pikëve për matematikën dhe të përqindjes së peshës së provimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *