Ka filluar në këto momente mbledhja e komisionit të Venecias ku do të miratohet opinioni final për ndryshimet në kushtetutë dhe kodin zgjedhor.

 

Mendimi i ekspertëve të Venecias dhe Odihrit u kërkua nga presidenti i republikës ilir meta, i cili refuzoi të dekretonte amendimet në kodin elektoral të miratuar në 5 tetor.

 

Por  në opinionin paraprak Venecia vlerësoi se nuk ka më kohë për të bërë ndryshime në ligjin zgjedhor dhe palët duhet të angazhohen për zbatimin e kuadrit ligjor ekzistues.

 

Edhe pse opozita e humbi betejën e saj për të ruajtur koalicionet ku secila parti garon me listën e saj të kandidatëve; ekspertët i dhanë të drejtë për procedurën e miratimit të ndryshimeve kushtetuese, të cilat u realizuan me shpejtësi e pa konsultimet e nevojshme.

 

Opinioni i komisionit të venecias vulos hapjen e listave dhe modelin e koalicionit me listë të përbashkët kandidatësh dhe tashmë Lulzim Basha duhet të mbyllë negociatat me aleatët për strategjinë me të cilën do të garojnë në zgjedhje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *