Menjëherë pasi rifitoi lirinë, Sali Berisha doli nga shtëpia dhe u drejtua në selinë e PD-së, aty ku u prit nga qindra mbështetës.
Vendimi për lirimin e Berishës u dha sot nga gjyqtarja e Posaçme Flojera Davidhi dhe hyri menjëherë në fuqi.
Lexo edhe :
Related Posts
Berisha nga selia përshëndeti shqiparët që e kanë mbështetur dhe e cilësoi 27 nëntorin si ditën kur fitoi e vërteta. Ai bëri me dije se prej ditës së sotme, veprimi do të jetë kryefjala e liderit të opozitës.
Berisha: Sot, Shqipëria u ndriçua nga rrezet e para të rikthimit të pandalshëm të demokracisë! Sot është dita kur monstrat e demokracisë, Edi Rama dhe Xhorxh Soros dështuan përfundimisht. Dështuan në tentativën e tyre për të shkatërruar opozitën shqiptare në grushtin e shtetit që i bënë ndaj saj. Sot, ne së bashku, sakrifica e 330 ditëve, nundi i 3 viteve, triumfiu dhe u shpërblye.
Ne qëndruam, qëndruam dhe vetëm qëndruam për të vërteten dhe vlerat që besojmë. Mbas një kohe të gjatë që Shqipëria nuk sheh një ditë të mirë. Mbas një kohe të gjatë, që Shqipëria është zhytur në errësirë.
Sot është një ditë e mirë për shqiptarët. Sot është një ditë e mirë për opozitarët. Një ditë shprese. Por sot, është një ditë e mirë edhe për ata që nuk janë opozitarë. Sot është një ditë e mirë edhe për kundërshtarët e opozitës.
Sepse sot nuk fitoi Sali Berisha. Sot ka fituar e vërteta. Sot ka fituar ligji dhe Kushtetuta! Sot ka fituar Shqipëria!/vizionplus.tv







