Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca ka përcjellë presidentin e Këshillit të Evropës, Charles Michel pas vizitës së tij në Shqipëri këtë të premte. Përmes një postimi në “Twitter”, Soreca kërkoi që të vijohet më tej me zbatimin e reformave me qëllim që të merret një vendim pozitiv për hapjen e negociatave.

 

“Sapo përcolla presidentin e Këshillit Europian Michel në fund të vizitës së tij të rëndësishme sot në Tirane. Sinjal i fortë që zgjerimi është përparësi për BE-në.  Shqipëria duhet të vazhdojë të zbatojë reformat në funksion të vendimit të rëndësishëm të pranverës së ardhshme për hapjen e negociatave.”

 

Charles Michel u takua me kryeministrin Edi Rama gjatë vizitës së tij zyrtare, ku diskutuan për Konferencën e Donatorëve dhe për hapjen e negociatave. Në një konferencë të përbashkët për mediat ai tha në javët në vijim në Bruksel do të zhvillohet një debat, i cili do të bazohet në një strategji me tre shtylla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *