Ambasadori i BE, Luigi Soreca lëshoi këtë të martë një mesazh për opozitën shqiptare në lidhje me reformën në drejtësi.

 

Pas kontestimeve të shfaqura nga opozita për ecurinë e reformës, Soreca tha se rezultatet e deritanishme janë të dukshme dhe se reforma është e pakthyeshme.

 

Ambasadori BE pohoi se ka pasur operacione shumë inkurajuese të zbatimit të ligjit gjatë muajve të fundit, të cilat duhet të vazhdojnë edhe me tej dhe te konkretiziohen me denime nga gjykatat.

 

“Kohët e fundit kemi parë progres shumë të rëndësishëm lidhur me reformën në drejtësi, me piketën e ngritjes së institucioneve të reja, kjo shtron udhën për emërimin e gjyqtarëve në gjykatën e lartë si dhe për ngritjen e SPAK dhe BKH. Por ajo çka nënkupton thellësisht është se reforma e drejtësisë bazuar në veting po funksionon dhe është e pakthyeshme.”

 

Soreca i bëri deklaratat gjatë ceremonisë që u mbajt ditën e sotme në Tiranë në lidhje me marrjen e presidencës së BE nga Rumania

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *