Ambasadori i BE, Luigi Soreca kërkoi rezultate të prekshem në pavarësinë e institucioneve të pavarura.

 

Në takimin e zhvilluar në Kryesinë e Kuvendit me 21 drejtuesit e institucioneve të pavarura, Soreca tha se këto institucione janë kyç në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

 

Soreca theksoi se BE inkurajon përpjekjet e parlamentit dhe qeverisë për të përmirësuar bashkërendimin dhe llogaridhënien në punën e institucioneve të pavarur.

 

“BE ka mirëpritur mekanizmin e monitorimit të Parlamentit, kur ai u ngrit si i tillë. Po ashtu kemi parë edhe hapat që janë ndërmarrë për fuqizimin e këtij mekanizmi. Është urgjente që ne të arrijmë rezultate më të prekshme dhe më të dukshme në publik. Këto përpjekje të cilat prekin çdo element të arkitekturës shtetërore kërkojnë një angazhim të fortë politik dhe teknik. Me funksionet tuaja rregullatore institucionet e pavarura janë kyce për qeverisjen demokratike. Për BE roli në ruajtjen e balancave të pushteteve, por edhe të një sistemi të shëndetshëm ligjor si dhe një administratë publike e përgjegjshme janë tejet të rëndësishme. Institucionet e pavarura janë instrumentale për ecurinë e mëtejshme apo progresin për prioritetet kyçe për të cilat kanë rënë dakord BE dhe Shqipëria.”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *