Subscribe

Pas suksesit të dy sezoneve të kaluara, spektakli më i madh i muzikës shqiptare “Këngë Moj” rikthehet në ekranin e Vizion Plus. Me misionin e tij për të sjellë tingujt dhe muzikën më të mirë ky produksion vjen me një format tërësisht të ri.

 

Çdo mbrëmje do të këtë protagonist një prej artistëve më të njohur të skenës shqiptare, i cili përveç repertorit të tij të këngëve,do të ketë mundësi të ftojë disa prej miqve e kolegeve më të ngushtë për të interpretuar së bashku.

 

Nën moderimin e këngëtares Eneda Tarifa, ky edicion premton shumë surpriza në të 12 netët e spektaklit.

 

ENEDA TARIFA

MODERATORE/KENGETARE

“Kam dashur gjithmonë të jem pjesë e “Këngë Moj” qoftë dhe si këngëtare por gjithmonë që më ftonin duhet të isha diku. Pres vërtet të jetë një eksperiencë shumë e bukur që do zgjasë për disa javë. Kam kaluar eksperiencë të bukur me këngëtarët dhe besoj që do jetë shumë e bukur. Pres të dalin disa surpriza dhe do të jenë qoftë për këngëtarët por dhe publikun.”

 

“Këngë Moj” është bërë tashmë skena e vetme, që çdo të enjte do t’i përcjellë  publikut këngët më të suksesshme nga veriu në jug, si ato tradicionale, popullore e qytetare, po ashtu dhe muzikën e lehtë.

 

Puntata e parë do t’i dedikohet artistes Anxhela Peristeri. Për rreth dy orë këngëtarja do të interpretojë e vetme, por dhe krah artistëve më të njohur, që janë të ftuarit e saj të mbrëmjes.

 

Për të mos e humbur këtë spektakël magjik që mban vulën e Pandi Laços, Bledi Laços dhe Adi Hilës, si dhe për të zbuluar surprizat dhe të ftuarit, “Këngë Moj” ju lë takim duke filluar nga kjo e enjte vetëm në ekranin e Vizion Plus në orën 21:00.

 

Ndërsa ritransmetim do të mund ta ndiqni të dielën në orën 20:30.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *