Uefa Champions League përcakton sonte skuadrën e parë finaliste që do të presë një bilete për në duelin e madh të Parisit.

 

Në orën 21:00 në Tring do të përcillet ekskluzivisht akti i kthimit mes Villareal dhe Liverpool, një sfide e cila në Anfield përfundoi 2 me 0 për të kuqte.

 

Skuadra angleze falë këtij rezultati por natyrisht edhe për shkak të organikës është favorite për të prere një bilete për në finale. Skuadra e Klop luan për të fituar githcka në këtë sezon, pasi fituan Kupën e Ligës, janë në finalen e Kupës së Federatës dhe janë vetëm 1 pikë larg Manchester City në Premier League.

 

Sa i takon organikës, Klopp do të ketë të gatshëm Origun që mungoi në kampionat, si dhe Alkantara, Fabinjo dhe Salah që u lanë pushim kundër Njukasell.

 

E vetmja mungese e rëndësishme është Firmino. Interesant është fakti që Liverpool është mposhtuar vetëm 3 hëre në këtë sezon në të gjitha kompeticionet.

 

Tekniku gjerman tha se skuadra duhet të jetë e përqëndruar dhe e gatshmer për të luftuar nëse do të jetë e nevojshme.

 

Në anën jetër Villareal pavarësisht humbjes 2 me 0 në ndeshjen e parë do të tentoje mrekulline, atë të cilën e realizoi më herer kundër Juventusit dhe Bajernit.

 

Unai Emeri e vlerësoi Liverpool-in si skuadrën më të mirë në botë dhe shtoi se skuadra e tij duhet të beje ndeshjen perfekte për të shpresuar tek mrekullia.

 

Tek spanjollet mungon Alberto Moreno ndërsa probleme fizike ka Pinjo./Ervin Sina

 

Me poshte formacioni zyrtar i ndeshjes:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *