Një banesë në qytetin e Belshit ka rënë pre e grabitjes mbrëmjen e të martës.

Banesa u grabit nga tre persona të cilët janë filmuar nga kamerat e sigurisë gjatë momentit të vjedhjes.

Ata arritën të merrnin një sasi lekësh dhe sendesh me vlerë ndërsa u larguan me shpejtesi pas konstatimit nga ana e familjarëve.

Tre hajdutët ende nuk janë identifikuar nga uniformat blu, ndërsa mësohet se në këtë qytet gjatë ditëve të fundit janë grabitur dhe një sërë biznesesh e banesash të tjera.

Grabitjet janë denoncuar në polici, ndërsa një grup hetimor ka nisur hetimet me qëllim identifikimin dhe kapjen e personave pergjegjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *