Subscribe

Skënder Gjinushi zgjidhet me 35 vota pro dhe me 6 vota kundër, kryetarin e Akademisë së Shkencave.

 

Plot 44 akademikë votuan për 4 vende vakante në këtë institucion, ku më i rëndësishmi është posti i kreut të Akademisë.

 

Gjinushi ishte kandidati i vetëm për kreun e këtij institucioni. Në prezantimin e platformës së tij, ai tha se Akademia është partner i qeverisë dhe shoqërisë për ngritjen e standardeve.

 

Ndërkohë më herët në fjalën e tij Gjiknushi është shprehur se është vlerësim që kjo asamble e nderuar voton për përbërjen e re.

 

“Akademia do të nxisë reformimin e shkencës. Do të çojmë deri në fund reformën e Akademisë dhe kërkimit shkencor. Do përfshihen individë të suksesshëm që punojnë në qendra kërkimore jashtë vendit”.

 

Emrat e kandidatëve për secilin vend ishin:

 

1-Skënder Gjinushi, në garë për kreun e Akademisë së Shkencave

2-Vasil Tole, kandidat për zv/kryetar të Akademisë

3-Salvador Bushati, kandidat për sekretar

4-Neki Frashëri, kandidat për kryetar seksioni të Shkencave të Natyrës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *