Kryeministri Edi Rama ju përgjigj në “Tëitter” Presidentit të Republikës, Ilir Meta, pas reagimit të këtij të fundit për votimin që u bë në Parlament për amendimet kushtetuese.

Rama e akuzoi Metën se nëse flasim për shkelës të Kushtetutës, ai mban vendin e parë. Ai i bëri të qartë kryetarit të shtetit se nuk mund të fusë në sherr popullin me shtetin.

“Ilir, ti je nje shkelës recidiv i Kushtetutës sipas Venecias, por po sipas Venecias e ke shkelur, po jo aq rëndë Kushtetutën sa për t’u shkarkuar! Dhe ne që shkeljet e tua i mbajtëm në kurriz, respektuam Venecian e s’të shkarkuam sepse jemi të përgjegjshëm në përfaqësimin e vendit! Por siç nuk i ndalove dot zgjedhjet vendore dhe siç nuk e fute dot në zjarr Shqipërinë dje, nuk ke asnjë shans ta ndalosh Kushtetutën e Shqipërisë të jetë detyruese edhe për ty, ashtu sikundër s’ke asnjë shans të ndezësh zjarrin e ëndërruar të konfliktit të popullit me shtetin!”

Kryeministri i tërheq vëmendjen Metës për akuzat që hedh ndaj ambasadorëve, ndërsa nuk kurseu as ironinë.

“Prandaj boll u bëre dhe na bëre të gjithëve qesharakë si shtet, duke e përdorur zyrën e Presidentit si llogore lufte politike, duke sharë ambasadorët siç bënte Haxhi Qamili e duke i folur vetes në vetë të tretë si Luigji XIV! Boll se s’të ka askush asnjë borxh, jo më Shqipëria!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *