Irani ka pranuar se ka goditur gabimisht avionin ukrainas duke vrarë 176 personat në bord.

 

Presidenti iranian Hassan Rouhani është shprehur se goditja ishte një gabim njerzor, duke e cilësuar si një gabim të pafalshëm.

 

Ushtria tha se avioni kishte flutuar në një zonë sensitive që i përkiste Gardës Revolucionare të Iranit dhe që ishte ngatërruar me një aeroplan armik.

 

Në fillim Irani e mohoi që kishte qenë përgjegjës për rrëzimin e avionit. Rrëzimi i avionit të linjës ndërkombëtare të Ukrainës të mërkurën e kaluar erdhi vetëm pak orë pasi Irani ndërmori sulmin mbi dy baza ushtarake amerikane në Irak.

 

Sulmet iraniane ishin si kundërpërgjigje ndaj vrasjes nga një sulm me dron të gjeneral Kasem Sulejmanit më 3 janar në Bagdad.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *