Subscribe

Skandali i ngacmimeve seksuale në botën e personazheve VIP, zgjerohet nga Hollivudi drejt fushës së futbollit. Në qendër të akuzave ka përfunduar ish-kreu i FIFA-s, Sep Blatter i akuzuar për ngacmim seksual nga ikona e futbollit të femrave në SHBA dhe më gjere Hope Solo.

 

Ish portierja e ekipit kombëtar të SHBA në futbollin e femrave, kampione botë ne 2015 dhe fituese e medaljes së artë në olimpiadat e 2008 dhe 2012 i bëri akuzat drejt ish numrit një të qeverisë së futbollit botëror, gjatë një interviste për revistën portugeze Tribuna Espreso.  36-vjecarja deklaroi se Blatter e kishte prekur në pjesët intime ne ceremoninë e Topit të Artë në 2013.

 

Po zhvillohej ceremonia e ndarjes se çmimeve për “Topin e  Artë në janar 2013. Përpara se te dilnim ne skene ndjeva qe Sep Blater me preku tek pjesët intime. Mbeta e shokuar ne moment dhe u shpërqendrova totalisht por me duhej te dilja ne skene te jepja një çmim dhe mu desh qe brenda pak sekondash te mblidhja veten për te mos e dhënë veten para kamerave dhe te pranishmeve ne salle.

 

Solo pranoi se do te kishte dashur te ballafaqohej me Blatter për këtë situata qe kaloi por nuk u përball më me, 81 vjecarin zviceran as pas ndarjes së çmimeve dhe gjatë dy viteve të fundit, përpara se ta bënte publike këtë akuze.  ish president i FIFA për 17 vjet, reagoi menjëherë nëpërmjet përfaqësuesit të tij ligjor i cili për britaniken “The Guardian”, i konsideroi qesharake akuzat e ish portieres së kombëtares amerikane te futbollit Hope Sole.

 

Kjo e fundit është e bija e një veteran amerikan të luftës në Vietnam, me origjine italiane. Në karrierën e saj të shkëlqyer, Hope Sole mban edhe rekordin e mospesimit të një goli, plot 10-54 minuta. Akuzat e saj vijnë në një moment kur krysisht në SHBA ka pasur akuza të shumta nga aktore të Hollivudit kundrejt regjisoreve dhe aktoreve për ngacmime seksuale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *