Presidenti Ilir Meta gjatë vizitës së tij në Shkup ka dhënë mesazhe në lidhje me vlerat europiane dhe situatën në rajon.

 

Meta thotë se rivizatimi i kufijve nuk është zgjidhje pasi kjo çështje është provuar dhe ka dështuar. Ai thekson se e vetmja zgjidhje është respektimi i të drejtave të të gjitha minoriteteve në mënyrën e duhur dhe në respekt të standardeve europiane.

 

“Në rajonin tonë, nuk ka kombe të mëdha dhe kombe të vogla. Në rajonin tonë duhet të ketë vlera europiane, që mbrohen dhe respektohen njësoj nga të gjithë.

Nuk mund të jetë zgjidhje rivizatimi i kufijve, sepse kjo çështje është provuar, ka dështuar dhe ka qenë një katastrofë për rajonin.

E vetmja zgjidhje, është respektimi i të drejtave të të gjitha minoriteteve nga kushdo, në mënyrën e duhur dhe në respekt të standardeve europiane. Kjo do të garantonte dhe konsolidonte paqen, stabilitetin, sigurinë, do të forcojë bashkëjetesën ndëretnike dhe do të përmirësojë klimën e biznesit dhe besimin tek e ardhmja”, shkruan Meta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *