Faqja e parlamentit është sulmuar një ditë më parë nga hakerat. Sulmi kibernetik është pranuar nga administrata e Kuvendit e cila sqaron se nuk ka humbje të të dhënave.

Në njoftimin zyrtar thuhet se nuk janë prekur të dhënat në sistem dhe ekspertët janë angazhuar plotësisht, që prej momentit kur kanë zbuluar ndërhyrjen nga jashtë institucionit.

Sulmi, sipas Kuvendit, është realizuar nga shtete të ndryshme dhe ekspertët po punojnë për të zbuluar se çfarë pasojash ka sjellë ai në sistem. Për shkak të këtij sulmi, ende po vijon puna për të kthyer në normalitet faqen e Kuvendit.

Një ditë më parë grupi i hakerave iraniane të cilët sulmuan shtetin shqiptar një vit e gjysmë më parë, mori përgjegjësinë për sulmin kibernetik ndaj faqes së parlamentit. /vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *