Gjermania ka marrë këtë të mërkurë Presidencën gjashtëmujore të Bashkimit Evropian.

Presidenca thekson se mbron një perspektivë të besueshme për anëtarësimin në BE të Ballkanit Perëndimor, ndërsa thekson se sjellja e unionit është në interes të Ballkanit Perëndimor dhe interesit strategjik të BE-së.

Në programin e Gjermanisë për kryesimin e presidencës nuk parashikohet si prioritet dialogu Kosovë-Serbi dhe liberalizimi i vizave për qytetarët kosovarë.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka përgatitur një plan të rimëkëmbjes ekonomike, për të ndihmuar BE-në të përballet me pasojat pandemisë së koronavirusit. Merkel, së bashku me Macron propozuan krijimin e një plani 500 miliardë dollarësh për të ndihmuar Evropën që të dalë nga kriza ekonomike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *