Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reaguar për riaktivizimin e vatrave të zjarrit në Lunxhëri të Gjirokastrës.

 

Peleshi njofton se si pasojë e erës, situata po agravon dhe zjarri është shume pranë banesave, ndërsa iu bëri thirrje banorëve të jenë bashkëpunues me strukturat shtetërore për të zbatuar urdhrin e evakuimit.

 

“Ne Bashkine Gjirokastër, është shfaqur një tjetër vatër zjarri e rrezikshme në Njësinë Administrative Lunxhëri – Antigone, ku si pasojë e erës situata eshte agravuar dhe zjarri është shume prane banesave. Në vendngjarje po punojne strukturat e mbrojtjes civile. Gjithashtu ne mbeshtetje kanë shkuar edhe Forcat e Armatosura. U bëjmë thirrje banorëve të jenë bashkëpunues me strukturat shtetërore për të zbatuar urdhrin e evakuimit.”

 

Ministri i Mbrojtjes ka dhënë urdhër që të gjithë banorët që preken nga zjarri në Lunxhëri duhet të evakuohen, pasi flakët janë përhapur edhe më shumë, duke rrezikuar banesat.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *