Subscribe

Presidenti Ilir Meta pa nga afër këtë të martë situatën në Shkodër. Pas një takimi të zhvilluar edhe me kryetaren e bashkisë, Voltana Ademi ai tha për mediat se duhet të ketë sa më shumë bashkëpunim mes qytetarëve dhe autoriteteve.

 

“Kam besim se përmes bashkëpunimit do të menaxhohet kjo krizë, kjo pandemi. Është shumë i rëndësishëm edhe bashkëpunimi i të gjithë qytetarëve në mënyrë që sa më shpejt jo vetëm të izolojmë rastet, por edhe të ndihmojmë për të shëruar të gjithë të shëruarit nga COVID-19. Njëkohësisht mund t’i rikthehemi në normalitet jetës tonë sa më parë të jetë e mundur. Dua të falenderoj edhe kryetaren e bashkisë për angazhimin dhe përkushtimin e saj. Jam i bindur se përmes këtij bashkëpunimi ne do të arrijmë që edhe në Bashkinë e Shkodrës, që është një bashki mjaft e vështirë, për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve tanë dhe jetët e tyre. Të gjithë qytetarët të jenë bashkëpunues.”

 

Kreu i shtetit ftoi të gjithë qytetarët shkodranë që të tregohen bashkëpunues sepse Shkodra rrezikon shumë nga COVID-19. Sipas tij, është momenti që shkodranët të tregojnë qytetarinë e tyre.

 

“Askush të mos ndihet fajtor dhe të mos rrezikojë duke mos bashkëpunuar duke mos bërë testin në rastet e dyshuara sepse nuk është turp të kesh COVID-19. Është turp të jesh i pakujdesshëm dhe t’ua transmetosh njerëzve të tjerë. Unë besoj se jemi në rrugën e duhur dhe përmirësimn e situatës. Qarku i Shkodrës është qarku mjaft i ekspozuar. Shpresoj dhe besoj shumë tek qytetaria shkodrane dhe tek përgjegjëshmëria e tyre.”

 

Vizita e Metës në Shkodër erdhi pasi çdo ditë raportohej për njerëz që mbushnin rrugët dhe tregjet. Pavarësisht se rastet e reja shtoheshin përditë, shkodranët nuk u ndërgjegjësuan dhe vërshonin çdo ditë në rrugë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *