Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përshëndetur vendimin e qeverisë për të dyfishuar ndihmën sociale, por shtoi se shumë familje në vështirësi ekonomike janë hequr nga lista.

 

Një një video-konferencë me gazetarët, Basha theksoi se paketa ekonomike duhet të trefishohet dhe se duhet të vendosen fonde mjaftueshëm për biznesin.

 

Mes të tjerash, kryedemokrati pohoi se është hapur tender për të blerë qeleshe dhe nuk është aplikuar testimi masiv. Sipas tij, kostoja e një testimi është 3-4 euro.

 

“Situata është kritike. Ka fjalë të mëdha dhe nuk ka vepra. Kosova ka vënë në dispozicion 170 mln euro, kurse Shqipëria ka vënë në dispozicion një të tretën e kësaj shume, edhe pse ka buxhet 2-fish më shumë se Kosova. Bizneset janë në panik. Të vendosen fonde mjaftueshëm për biznesin. Janë të shumtë shqiptarët në vështirësi ekonomike. Si do ta shtyjnë? Absolutisht për t’u përshëndetur dyfishimi i ndihmës sociale, por janë hequr plot familje nga ajo listë. Nuk ka xhiro për bizneset, nuk ka fitim. Paketa duhet të trefishohet. Një media ka bërë publike se si është hapur tender për blerje qeleshesh. Kjo tregon gjendjen mendore të rëndë të qeverisjes. Duhet të mos dëgjojmë më raste si nëna në Vlorë, që thoshte ha bukë me sheqer. Të varfërit janë pa ushqime sot. Do kërkojmë përgjegjësit pse u vonuan masat, por nuk është koha tani. Tani është koha për të përqëndruar energjitë tona në kalimin me sukses, me sa më pak viktima të kësaj epidemie. Shqipëria nuk ka transparencë. I kërkoj qeverisë që të bëjë transparencën. Sa pika testimi do të hapen, të na thotë qeveria. Ekspertët na kanë thënë se një test vlen 3-4 euro. Testimi duhet të bërë sa më masiv”, deklaroi Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *