Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Luan Baçi e ka konsideruar alarmante situatën në landfillin e Fierit, ku po digjen mbeturinat prej 3 ditësh.

 

Ai shtoi se situata ka dalë jashtë kontrollit dhe se kjo gjendje ndikon direkt në shëndetin e qytetarëve.

 

“Situata është e dukshme tashmë, një situatë vërtet alarmante, e rrezikshme dhe shumë dëmtuese për qytetarët e Fierit. janë ditë të tëra që qyteti i Fierit është në gjendje katastrofike, tym dhe blozë në çdo shtëpi. Qytetarët janë mbyllur brenda. Nuk është situatë për të bërë politikë dhe unë jam plotësisht dakort me këtë madje më vjen keq që çdokush mundet të  thotë që po bëjme politikë me këtë fatkeqësi. Kemi ditë që e ndjekim situatën nga afër, e kemi denoncuar duke ofruar edhe ndihmesën tonë se sim und të zgjidhet. Ka disa ditë që bëhet sikur punohet. Janë me dhjetëra raSte që këtu ka pasur zjarre. Kjo e kësaj here ishte jashtë çdolloj parashikimi dhe ndodh në një situatë që incerneratori korruptiv i Fierit që PD e ka denoncuar ata kanë deklaruar se ata janë gati për të filluar punën që në 25 maj. Duhet të ishin marrë masa për ta pastruar dhe zhbllokuar. Nuk mendoj se do të marrë zgjidhje me 2 mjete që kanë sjellë këtu”, u shpreh deputeti.

 

Baçi iu ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin e të protestojnë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *