Subscribe

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive, Silva Bino deklaroi se nuk duhet të ketë një relaksim të qytetarëve tani që masat po lehtësohen pak nga pak.

Me anë të një video-mesazhi në “Facebook”, ajo e bëri të qarë se virusi nuk është zhdukur, por është ende i pranishëm.

Për këtë arsye, Bino kërkoi që të vijojë respektimi i masave të distancimit social.

“Jemi në fazën e hapjes, e lëvizjes dhe të gjithë duhet të jemi të kujdesshëm. Virusi nuk është zhdukur as nga Shqipëria, as nga Evropa dhe as nga bota. Virusi qarkullon dhe kjo është një arsye qenë duhet të jemi të kujdesshëm. Pavarësisht se dalim, duhet të jemi të përgjegjëshëm për sjelljen tonë. Faza që kaloi na ndihmoi që të zbusnim kurbën e sëmundjes, por aktualisht duhet të jemi të përgjegjshëm dhe gjithë atë muaj të sakrificës ta kemi në favorin tonë. Për këtë, janë sjelljet e qytetarëve që duhet të jenë sa më të përgjegjshëm, të mos përqafohen, të mos shtrëngojnë duart dhe të ruajnë një distancë. Ruajtja e distancës, ruajtja e masave të higjienës, mbajtja e maskës në mjedise të grumbulluara do të na ndihmonte të ruajmë veten dhe personat e tjerë dhe të mos mbingarkojmë spitalet.”

Shqipëria deri tani numëron  803 të infektuar, 31 viktima dhe 543 pacientë të shëruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *