Subscribe

Ky është jahti i sekuestruar një ditë më parë në ujërat italiane me katër tonë drogë në bord. Mjeti detar u sekuestrua nga Guardia di Finanza në bashkëpunim me agjencinë “Frontex” në kuadër të operacionit “Triton 2017”. Gjatë kontrolleve rutinë të avionëve të Guardia di Finanza dhe anijeve te agjencisë “Frontex” është vënë re se një mjet detar, po lëvizte shumë më ngadalë se sa shpejtësia normale, çka ngriti dyshimet se kishte një ngarkesë të pazakontë në bord.

 

Sapo kanë pikasur që po ndiqen nga policia, tre trafikantët shqiptare kanë tentuar të largohen. Por aventura e tyre në det ka zgjatur shumë pak, pasi ata janë arrestuar në zonën e Viestes në orët e para të mëngjesit të së mërkurës. Policia italiane bëri me dije vetëm inicialet e trafikanteve shqiptar që u kapën në jaht, por ka publikuar dhe fotot e tyre. Ata akuzohen për mbajtje dhe trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

 

Marijuhana e  sekuestruar e ndarë në 185 pako dhe me peshe rreth 4 tone, nëse do të shitej ne treg kapte vlerën e 40 milionë eurove. Vijon hetimi në bashkëpunim me autoritet shqiptare, veçanërisht me atë të Durrësit, lidhur me kete sasi të madhe droge. Vetëm gjatë 2017, sipas policisë italiane janë sekuestruar 28 tone drogë, e cila ka hyrë përmes detit, ndërsa janë arrestuar 20 trafikantë. Uniformat blu saktësojnë se kjo sasi është në rritje, pasi në 2016, sasia e kapur ishte 22 tone.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *