Shkencëtarët janë në “luftë” me faktorët gjenetikë për të zbuluar kalimin e sëmundjeve mendore të prindërve tek fëmijët e tyre.

 

Në Kolegjin e Mbretit në Londër janë marrë në studim binjakët dhe historitë familjare të cilat kanë provuar se sëmundjet e shëndetit mendor që kanë një kontribut gjenetik.

 

Por vetëm në vitet e fundit shkencëtarët kanë mundur të identifikojnë ndryshimet gjenetike që kanë shkaktuar këtë shtim të rrezikut.

 

Është zbuluar se 108 gjene dallojnë te njerëzit me skizofreni. Nëntë prej tyre janë lidhur me depresionin, 20 me çrregullimin bipolar. Shkencëtarët presin të zbulojnë edhe shumë të tjera që ndahen në kushte të ndryshme.

 

Duke kuptuar më mirë lidhjen gjenetike, personat që mund ta kenë të trashëguar çlirohen nga ndjesia e fajit dhe pashmangshmërisë që të jep depresioni.

 

Nëse keni një prind me depresion, keni dyfish më shumë gjasa të përjetoni depresion. Në rastin e bipolaritetit, gjasat katërfishohen. Dhe në skizofreni, mundësia që të vuani edhe ju është tetëfish.

 

Ka edhe rreziqe nga të afërmit, por shifra është shumë më e ulët. Dhe si gjithnjë, ka një sasi të caktuar mundësish të keni një formim të caktuar gjenetik. Po ashtu, përvoja e jetës ndikon shumë në faktin nëse do të zhvilloni apo jo edhe ju sëmundjen mendore.

 

Miliona njerëz vuajnë nga sëmundjet mendore në botë, ku diskutimi për to mbetet ende një tabu dhe ku njerëzit u drejtohen ilaçeve ose marrjes së jetës si një nga mënyrat për të shpëtuar nga sëmundjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *