Kryeministri Edi Rama ka nisur fajlimin e tij në pallatin e sportit në Milano, ku është takuiar me shqiptarët e Italisë.
Teksa falendroi të gjithë shqiptarët e pranishëm për mikpritjen, kryeministri tha se Shqipëria dhe Italia janë dy popuj që i bashkon ndër shekuj një det i tërë historie.

Rama tha se shqiptarët e Italisë janë bërë tani qytetarët të barabartë të Europës dhe se ata janë shembëlltyra më e mirë e ribashkimit me BE-në.

Lexo edhe :

Related Posts

Edi Rama: Jam thellësisht i prekur nga mikpritja juaj. Shumë faleminderit për praninë tuaj. Mirënjohje pa fund për dëshirën e madhe për të më takuar. Flamujt kuqezi dhe tringjyrëshin në këtë arenë dëshmojnë lidhjen e përjetshme mes dy popujsh që me dhjetëra shekuj i ka bashkuar një det i tërë historie. Jeni fuqia më e madhe e rikthimit të Arberisë së vjetër dhe të Shqipërisë së re në shtratin natyral të qytetërimit natyral. Ju emigrantët e djeshëm shqiptarë dhe qytetarët e barabartë të europës së sotme jeni krenaria shqiptare për europën demokratike. Jeni shemblltyra e ribashkimit me BE-në.

/vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *