Nga Milano kryeministri Edi Rama iu drejtua emigrantëve shqiptarë me fjalë lëvdëruese për kontributin që ata kanë dhënë për vendin e tyre.

Sakaq Rama ceku çështjen e ndërrimit të emrave, që shumë shqiptarë kanë bërë nëpër botë. Ai krahasoi shqiptarët e Italisë me ata të Greqisë.

Sipas tij shqiptarët në Itali  nuk u detyruan të ndë rrojnë emrat e tyre, siç tragjikisht ndodhi në Greqi.

Edi Rama: Në më shumë se një rast më thonin që kur të vija në Milano nuk duhet të harroja se edhe ju keni vuajtur. Ndjeheshit të përjashtuar nga një garë dhimbjeje. Shqiptarët në Itali nuk u detyruan të ndryshojnë emrin si në Greqi. Gjë që është një njollë turpi në historinë e Europës demokratike. Ju nuk e ndërruat emrin, siç u ndodhi tragjikisht motrave dhe vëllezërve tanë në Greqi, për një arsye të vërtetë e të lemeritshme që të gjithë e dimë e do të mbetet dhe njollë turpi në historinë demokratike. Por nuk ishin të pakta rastet kur e morët përsipër vullnetarisht këtë ndryshim të identitetit që ajo zilja përndjekëse e ‘E stato albanese’ por mbase formula e ekuacionit të njohjes së jashtëzakonshme./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *