Subscribe

Një super operacion antidroge i realizuar nga DEA amerikane dhe autoritetet kolumbiane ka vene ne pranga nje shtetas shqiptar.

Agim Çerma, raporton Vizion Plus, mendohet se eshte koka e trafikut te kokaines mes Kolumbise dhe Europes. I njohur ndryshe me nofken “Jimmi”, ai u prangos bashke me 4 shtetas kolumbiane me te cilet bashkepunonte ne kete rrjet kriminal.

Kokaina blihej ne Cauca dhe Cali me ndihmen e nje grupi te fuqishem kriminal te quajtur ” Clan del Golfo” por edhe me bashkepunimin e FARC.

Parate e kokaines, ben te ditur Vizion Plus, hynin nga Europa per te blere ngarkesen me kokaine dhe me pas transporti behej me Charter.

Nje menyre vertete spektakolare e kontrabandes por Agim Cerma kishte menduar edhe per kete pasi kishte korruptuar agjentet doganore dhe ata te hapesires ajrore kolumbiane.

Ne operacio u sekuestrua sasia e madhe prej 333 kg kokaine dhe 2 milione pesos kolumbian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *