E diel, 11 Tetor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

“Si mund të quash normale që zonja e kryebashkiakut të ketë 876 mijë euro blerje online”, Noka-mazhorancës: Mbroni korrupsionin, s’keni shpëtim

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka akuzuar mazhorancën se mbron krimin dhe korrupsionin pas deklaratave të deputetes sociliste Etilda Gjonaj, e cila e quajti të padrejtë burgosjen e Erion Veliajt.

Noka i quajti kolegët e tij socialistë hajdutë, ndërsa kryeparlamentajra Elisa Spiropali i tërhoqi vëmendjen për fjalorin.

Reklamë

Flamur Noka: Çfarë halli keni? Si mund të quash normale që zonja e kryebashkiakut të ketë 876 mijë euro vetëm blerje online. Lëre sa blerje ka bërë nëpër dyqane. Ju këtu guxoni dhe mbroni…kush mund ta shpjegojë këtë gjë? 870 mijë euro. O Pandi a e kupton? Kjo zonjë që jeton në luks… është një zonjë që jeton në Fier, në barakë e ka lënë qeveria juaj. Nuk flisni ju për Vaiden dhe për mijëra Vaide që janë në Shqipëri. Vini dhe e mbroni. Po si ka mundësi mo?

Ku e keni drejtësinë tuaj? Ka gjë më të turpshme, a ka ndodhur në ndonjë vend të botës që kryeministri të shkojë në bashki 2 herë brenda ditës pasi është arrestuar hajduti dhe të mbledhe policinë bashkiake e administratën e t’i thotë oranizoni protestë kundër institucioneve. Si mund të flisni ju për shtet ligjor? Harrojeni se keni shpëtim.

Reklamë

Noka tha se mazhoranca është e frikësuar pas ardhjes së Chris LaCivita në Tiranë,  arkitekti i fitores së Donald Trump në zgjedhjet e nëntorit 2024 në SHBA, i cili tanimë do të udhëheqë edhe fushatën e Sali Berishës dhe PD në Shqipëri.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Niko Peleshi duke iu përgjigjur Nokës tha se nuk duhet ta bazojnë fushatën në një kompani marketingu.

Niko Peleshi: Për ju vota e diasporës nuk është as shpëtim as e rëndësishme. E rëndësishme është vetëm…keni gjetur një shpëtim tjetër që është një kompani marketingu. Për një parti kaq të rëendësishme për Shqipërinë, si PD, ta mbështesë të gjithë shpresën te një kompani marketingu, është dorëzim. Duket si dorëzim nga ana juaj. Nuk ka një shpëtim që vjen nga qielli, Shqipëria e së nesërmes do ndërtohet nga shqiptarët. Mos sillni një alternativë “kemi gjetur një kompani marketingu që nuk e njihte fare Shqipërinë dhe di të bëjë të zezën të bardhë”. Kjo nuk ka asgjëkundi ku të qëndrojë./vizionplus.tv 

Më shumë video

Reklamë