E diel, 11 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Ekonomi

32 mijë të huaj në Shqipëri, a po krijojmë një treg me paga të ulëta?

Të dhënat më fundit nga INSTAT flasin për se për vitin që lamë pas u regjistruan 32 mijë të huaj, që u bënë pjesë e tregut të punës. Kjo shifër sa vjen dhe rritet madje pritshmëritë janë që këtë viti të jetë edhe më i lartë.

Reklamë

Xhenis Çelaj, eksperte rekrutimi, thotë të huajt që vijnë kanë eksperiencë pune, nuk janë fillestarë.

Sa i përket pagesës së tyre ata thuajse janë në pagat e shqiptarëve.

Reklamë

“Mund të them se paga që kërkon një i huaj arrin në 60 mijë lekë, por nëse do t’i shtojmë dhe akomodimin dhe ushqimin kostoja totale arrin në 80-90 mijë lekë në muaj. Një pagë e tillë është thuajse njësoj sa e një shqiptari”, tha Çelaj në Vizion Plus.

Sipas saj biznesi çdo ditë e më shumë është në kërkim të punonjësve zanatçinj.

“Ata që po kërkohen më shumë janë saldatorë, elektricistë etj. Këto lloj profesionesh u bënë vite, që nuk i gjen më në tregun shqiptar”, u shpreh Xhenis Çelaj.

Të dhënat flasin se numri të huajve që dominojnë në tregun vendas janë nga Kosova, Italia, India dhe Filipinet.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.