E enjte, 26 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 32 minuta më parë
Politikë

“Gjithçka nisi në Berlin”, Rama në përfundim të samitit BE-Ballkani Perëndimor: E kam të vështirë të besoj ku kemi arritur pas 12 vitesh

Kryeministri Edi Rama, në përfundim të samitit dyditor të Ballkanit Perëndimor-BE, u kthye 12 vite pas, kur nisi e gjithë historia.

Rama tha se për herë të parë, 6 liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor u ulën në një tryezë dhe kjo ndodhi në Berlin, me ftesë të kancelares Angela Merkel.

Ai kujtoi edhe fjalët e kancelares Merkel në atë kohë, e cila ftonte vendet e Ballkanit Perëndimor që të mendonin e të vepronin si evropianë.

“Më lini ta nis duke thënë se sa larg kemi ardhur, sepse edhe unë e përshkrova të gjithë rrugën nga epoka e akullit deri tek temperatura e dhomës. E kam të vështirë të besoj ku e nisëm. Vetëm 12 vjet më parë, udhëheqësit e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor u ulën për herë të parë në histori. Ndodhi në Berlin, me ftesë të kancelares Merkel. Ajo e hapi me fjalët që unë i kujtoj kështu: ‘Mirë se erdhët në Berlin! Ju ende nuk jeni anëtarë të BE-së, por jeni evropianë dhe ka ardhur koha për ta kthyer rajonin tuaj në një vend ku rregullat evropiane zbatohen për të gjithë rajonin si i tërë’. Kështu nisi Procesi i Berlinit dhe aty, një dekadë më vonë, nisi Plani i Ri i Rritjes”, tha Rama.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.