Gjykata Kushtetuese pezullon aktin normativ, protestuesit nuk do të gjobiten për bllokimin e rrugëve

Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën e protestuesve kundër Aktit Normativ, duke pezulluar gjobat për bllokimin e rrugëve.
Vendimi lidhet me kundërshtimin e protestuesve ndaj masave të parashikuara në aktin normativ për protestat dhe bllokimin e qarkullimit rrugor.
Qeveria miratoi më 28 tetor 2026 Aktin Normativ nr. 5, që ndryshon ligjin për tubimet dhe parashikon gjoba për protestuesit që bllokojnë rrugët.
Kundër këtij akti u ankuan në Gjykatën Kushtetuese grupimet studentore dhe organizata të shoqërisë civile, duke kërkuar shfuqizimin e tij dhe pezullimin e disa dispozitave.
Gjykata ka pranuar kërkesën për pezullimin e gjobave për bllokimin e rrugëve, deri në marrjen e vendimit përfundimtar për çështjen.




