E diel, 11 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Partizani bie në derbi, Tirana merr fitoren e madhe

Tirana triumfon në derbi kundër Partizanit me rezultatin 3-1.

Bardheblutë kanë fituar derbin e kryeqytetit, duke mposhtur Partizanin në një përballje plot emocione dhe rivalitet.

Reklamë

Bardheblutë kanë dalë triumfues nga sfida ndaj rivalëve të përjetshëm, duke siguruar një fitore me vlerë të veçantë për tifozët dhe skuadrën.

Derbi nisi me ritëm dhe luftë në fushë, ndërsa të dyja ekipet kërkuan të merrnin kontrollin e lojës.

Reklamë

Xhixha shënoi fillimisht për Tiranën por Partizani u kundër përgjigj me Himallarin.

45 minutëshi i parë u mbyll 1-1.

Epërsia e Tiranës erdhi nga Ilievski në minutën e 85′, ndërsa goli i rezultatit përfundimtar erdhi nga Tomislav Kish nga pika e bardhë e 11-metërshit.

Kështu, derbi i kryeqytetit përfundon me festën e bardhebluve, të cilët marrin tri pikët dhe krenarinë e triumfit ndaj rivalit të përjetshëm.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.