Pas përjashtimit nga trupi gjykues i gjyqtares Saida Dollani, grupi i Emiljano Shullazit kërkoi përjashtimin e një tjetër gjyqtareje, duke futur procesin në apel, në një spirale zvarritjeje.

 

Në seancën e kësaj të marte, qe u zhvillua me dyer të mbyllura, nuk munguan sërish tensionet.

 

Gilmando Dani i kërkoi gjyqtares Albana Boksi qe të tërhiqet, pasi ka gjykuar çështjen “Vollga” në Durrës.

 

Në këtë situatë befasoi jo pak gjyqtarja, kur me ironi falenderoi Danin për paralajmërimin.

 

Në shkallën e parë 5 anëtarët e  grupit Shullazi janë denuar në total me 55 vjet burg ndërsa tashme pritet plotësimi i trupes gjykuese per te vijuar me vendimin e formes së prerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *