Subscribe

Qeveria shtyn me 10 vite të tjera kontratën me firmën ACR, e cila zotëron koncesionin e minierës së Bulqizës, Përrenjasit dhe Pojskës, si dhe uzinën e ferrokromit në Burrel dhe Elbasan. Edhe pse kompania, e cila në vitin 2013-të u ble nga grupi “Balfin” nuk ka përmbushur detyrimet e kontratës për të investuar 24 milion dollarë gjatë 15 viteve të operimit të saj, sërish deputetët votuan për shtyrjen e afatit të koncesionit me vota unanime. Por mosrealizimi i planit të investimeve në miniera nga kompania private ka patur pakënaqësi nga të dyja palët, si mazhoranca edhe opozita. Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Energjisë Koli Bele, tha se qëllimi i shtyrjes së marrëveshjes është pikërisht realizimi i investimeve. Nga 34 milion dollarë ACR ka investuar vetëm 10 milion në 15 vite.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *