Subscribe

Kush ka ende në dorë bono privatizimi do të ketë mundësi ti përdorë ato deri në fund të vitit 2021. Kuvendi shtyu me tre vite të tjera vlefshmërinë e përdorimit të tyre.

 

Por pse janë ende të vlefshme këto letra me vlerë? Në bazë të ligjit në fuqi, legalizimi i banesave mund të kryet me bono privatizimi. Por nga ana tjetër janë një sërë institucionesh publike, pjesë e Ministrisë së Brendshme, apo të Mbrojtës që do të jenë në proces privatizimi, ku godinat janë në pronat e ish-pronarëve. Këta të fundit kanë të drejtën e parablerjes me bono privatizimi.

 

Por anëtarët e Komisionit të Ekonomisë kërkuan që institucionet të jenë edhe më agresive në informimin mbi përdorimin e bonove, pasi jo të gjithë qytetarët kanë dijeni të plotë për këtë procedurë.

 

Në total në vitet 90 janë emetuar rreth 75 miliard lekë bono, 51 miliardë i janë shpërndarë publikut.

Një pjesë e tyre janë përdorur për legalizimet, ndërsa mbeten ende  paqartë se sa prej tyre janë në tregun informal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *