Një tjetër person ka humbur jetën nga koronavirusi në Kosovë, duke e çuar në 21 numrin e përgjithshëm të viktimave. Sipas mjekëve, 44-vjeçari nga Gjilani vuante edhe nga sëmundje të tjera shoqëruese. Në të gjithë vendin janë konfirmuar 731 raste me Covid-19, ndërsa 165 pacientë fatmirësisht janë shëruar.

Maqedonia e Veriut numëron 61 persona të vdekur dhe më shumë se 1 mijë të infektuar. Masat e kufizimit të lëvizjes vijojnë te mbeten te rrepta ndërsa dhjetëra qytetarë janë gjobitur e arrestuar për shkelje të rregullave të karantinës. Në 24 orët e fundit janë realizuar 335 teste, dhe mes tyre janë identifikuar 19 raste të reja.

Ndërkohë autoritetet serbe kanë mbyllur një spital të përkohshëm në qytetin jugor të Nishit pas një rënie në numrin e rasteve të reja me koronavirus. Serbia i ka ardhur në ndihmë Italisë me pajisje mjekësore mbrojtëse ndërsa vendi numëron 151 viktima dhe rreth 8 mijë të infektuar.

Greqia fatmirësisht nuk ka patur asnjë vdekje në 24 orët e fundit ndërsa u identifikuan 16 raste të reja te infektuarish. Numri i përgjithshëm i testimeve i kalon 63 mijë, ndërsa mes tyre kanë rezultuar pozitivë më shumë se 2 mijë e 500. Kryeministri Kyriakos Mitsotakis pritet të paraqesë të hënën një plan me tre faza, për lehtësimin gradual të kufizimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *