Shtetet e Bashkuara gati të tërheqin të gjithë trupat e mbetura Siria veriore. Presidenti Donald Trump është shprehur se ky është veprim i zgjuar për të mos u përfshirë në luftimet e nisura nga sulmi i Turqisë kundër aleatëve për një kohë të gjatë të Amerikës, luftëtarëve kurdë.

 

Ndërkohë sekretari amerikan i Mbrojtjes Mark Esper në një prononcim për mediat vendase është shprehur se presidenti Trump ka urdhëruar të shtunën në mbrëmje “tërheqjen e qëllimshme” të 1000 trupave të mbetura amerikane nga veriu i Sirisë.

 

Esper tha se zyrtarët amerikanë. kishin frikë se trupat amerikane do të goditeshin në përparimin e Turqisë kundër luftëtarëve kurdë, të cilët Turqia i sheh si terroristë, por që shumica e Perëndimit i shikon si partnerë kryesorë në luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik.

 

Një zëdhënës i administratës së drejtuar nga kurdët në qytetin sirian të Kobanit tha se Forcat Demokratike Siriane kishin arritur një marrëveshje që trupat siriane të vendoseshin në tre pika në ose pranë qytetit.

 

Ndërkohë të dielën në një konferencë të përbashkët për shtyp, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel i bënë thirrje Turqisë që të përfundojë inkursionin e saj. “Ne nuk mund ta pranojmë më këtë situatë kundër kurdëve”.

 

Sekretari Esper hodhi poshtë polemikën nga kritikët në Kongres, përfshirë kolegët republikanë të Trump-it, se Shtetet e Bashkuara kanë braktisur kurdët. Ndër të tjera shtoi se ata po bëjnë gjithçka mpër ta bërë Turqinë të ndalë këtë sjellje skandaloze.

 

Gjithahstu në fjalën e tij ai pranoi se luftëtarët kurdë dhe civilët po vriten në sulmet turke.

 

Turqia nisi operacionin e saj të planifikuar ushtarak të mërkurën e kaluar që synon të largojë forcat kurde në veri të Sirisë që i sheh si terroristë, por që shumica e Perëndimit i shikon si partnerë kryesorë në luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *