Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
09 July 2025
Vizion fokus

SPAK heton aeroportin e Vlorës, prokuroria: Verifikim kontratës koncensionare,...

Berisha: Në shtator nisim protestat, raporti i Parlamentit Europian...

Vriten 40 palestinezë në Gaza teksa Trump e Netanyahu...

Pesë policë nën akuzë për vrasje në Kosovë, publikohen...

U rrëmbye, u vra dhe u hodh në liqen,...

Zjarr masiv në Marsejë të Francës, mbi 100 të...

Tragjike në Kaliforni/ Vdes 1-vjeçari, nëna e la në...

Heshtje në PD ndaj lirimit të Salianjit, Dash Sula:...

Rama: Gati 6 reforma të mëdha! Prekin territorin, ujin,...

“Është koha për të vepruar”, Trump jep dritën jeshile...

Shtetet e Bashkuara arrijnë kuotën maksimale të borxhit

19 Janar 19:08

Ka nisur numërimi mbrapsht për një dështim të mundëshm të qeverisë amerikane për të respektuar detyrimet e saj financiare, në një kohë kur përplasjet mes Presidentit Joe Biden dhe Dhomës së Përfaqësuesve po ngrenë shqetësimin nëse Shtetet e Bashkuara mund të shmagin një krizë të mundshme ekonomike.

 

Departamenti i Thesarit njoftoi se qeveria arriti të enjten kuotën maksimale të lejuar për të marrë borxhe, që është 38.381 trilionë dollarësh. Tavani i borxhit është rritur afërsisht 80 herë, që nga vitet 1960.

 

Tregjet e aksioneve deri më tani janë të qeta, pasi qeveria mund të mbështetet përkohësisht në rregullime buxhetore dhe financat e saj dhe për disa muaj nuk do jetë të kërcënuara. Edhe disa analistë të shqetësuar besojnë se arritja e një marrëveshjeje është e mundshme.

 

Por marrëveshja shihet sot më e vështirë se në të kaluarën, për shkak të përplasjeve të forta mes Presidentit Biden dhe kryetarit të ri të Dhomës së Përfaqësuesve Kevin McCarthy, i cili deri tani nuk ka dëshmuar se e ka patur të lehtë ta mbajë nën kontroll grupin e ligjvenësve të tij republikanë.

 

Palët kanë disa muaj kohë për të arritur një marrëveshje, ndërsa Departamenti i Thesarit pritet të verë në zbatim përkohësisht disa masa të jashtëzakonshme, që do t’i bëjnë të mundur qeverisë të respektojë detyrimet e saj financiare, së paku deri në qershor.

 

Presidenti Biden këmbëngul që tavani i borxhit thjesht duhet rritur në mënyrë që të respektohen detyrimet aktuale financiare dhe refuzon të fillojë negociata me republikanët.

Zoti McCarthy, nga ana e tij kërkon negociata, që ai beson se do të çojnë në shkurtime të shpenzimeve qeveritare. Është e paqartë se deri në cilin nivel synon ai të shkurtohen këto shpenzime, po ashtu nuk dihet nëse kolegët e tij republikanë do ta mbështesnin atë, në kushtet kur për zgjedhjen e zotit McCarthy në krye të Dhomës së Përfaqësuesve u deshën 15 raunde votimi.

E pyetur dy herë të mërkurën nëse kishte prova që republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve mund të mbështesnin qeverinë për të shmangur pamundësinë për të shlyer detyrimet financiare, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre tha se është “përgjegjësia e tyre kushtetuese” të mbrojnë ekonominë e Shteteve të Bashkuara.

 

“Nuk do ketë negociata për këtë,” tha Jean-Pierre. “Ata duhet ta ndiejnë përgjegjësinë që kanë.”

 

Zoti McCarthy thotë se Presidenti Biden duhet të pranojë realitetin politik të një qeverisjeje të ndarë dhe kërkon shkurtimin e shpenzimeve buxhetore, që gjatë Presidencës së zotit Donald Trump nuk ndodhën ndonjëherë, madje ish-presidenti republikan, në vitin 2019, së bashku me demokratët, miratoi një ligj për eliminimin e tavanit të borxhit.

 

“Pse të krijojmë një krizë për këtë?” tha zoti McCarthy këtë javë. “Republikanët udhëheqin Dhomën e Përfaqësuesve, demokratët kanë Senatin dhe presidentin. Mendoj se është arrogancë të thuash: Oh, ne nuk do të negociojmë për pothuajse asgjë dhe veçanërisht kur bëhet fjalë për financat“, tha ai.

 

Çdo marrëveshje do të duhet të miratohet edhe në Senatin e kontrolluar nga demokratët. Shumë ligjvënës demokratë janë skeptikë në lidhje me aftësinë për të bashkëpunuar me republikanët që mbështesin lëvizjen MAGA të zotit Trump. Kjo lëvizje pretendon se zgjedhjet e vitit 2020, që u humbën nga zoti Trump, ishin të manipuluara, një gënjeshtër që ndikoi në sulmin e 6 janarit 2021 ndaj Kapitolit.

 

“Me tavanin e borxhit nuk duhet të luhen lojra politike”, tha kryetari i shumicës republikane në Senat, Chuck Schumer.

“Është papërgjegjshmëri për kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve McCarthy dhe republikanët e lëvizjes MAGA të përpiqen të përdorin emrin e mirë që kanë Shtetet e Bashkuara në financat globale, si mjet politik negociues”, shtoi ai.

Në mënyrë që qeveria të vazhdojë të respektojë detyrimet financiare, Departamenti i Thesarit paraqiti të enjten disa masa të jashtëzakonshme, që përfshijnë pezullimin e kontributeve qeveritare për fondet e pensionit dhe të kujdesit shëndetësor për punonjësit e qeverisë, duke i dhënë qeverisë fonde të mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet deri në qershor.

 

Se çfarë ndodh nëse këto masa shterojnë pa u arritur marrëveshja për tavanin e borxhit, nuk dihet.

 

Departamenti i Thesarit vuri në dukje se mospagimi për një kohë të gjatë i detyrimeve financiare mund të ketë ndikim shkatërrues, duke tronditur tregjet dhe duke çuar në shkurtime masive nga puna si pasojë e panikut.

 

Analistët paralajmëruan në një raport të publikuar të premte se “ekziston një shkallë e lartë pasigurie në lidhje me shpejtësinë dhe sasinë e dëmit që do të pësonte ekonomia e Shteteve të Bashkuara”./voa

Posted Under:
Aktualitet Bota Kryesoret
Tagged:
Biden Borxhi SHBA

Nga e njëjta kategori

SPAK heton aeroportin e Vlorës, prokuroria: Verifikim kontratës koncensionare, jemi në fazën e hetimeve paraprake

më shumë...

Vriten 40 palestinezë në Gaza teksa Trump e Netanyahu bisedojnë për armëpushim

më shumë...

“Ndërhyrje në kompetencat e bashkive”, ekspertët: Lëvizja e Ramës dobëson rolin e të zgjedhurve vendorë

më shumë...

U rrëmbye, u vra dhe u hodh në liqen, ky është 23-vjeçari nga Mati Renis Dobra

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

2:58

SPAK heton aeroportin e Vlorës, prokuroria: Verifikim...

2:55

Berisha: Në shtator nisim protestat, raporti i...

2:54

Vriten 40 palestinezë në Gaza teksa Trump...

2:42

Ermal Dredha firmos dorëheqjet e drejtorëve të...

2:36

Pesë policë nën akuzë për vrasje në...

2:24

“Ndërhyrje në kompetencat e bashkive”, ekspertët: Lëvizja...

2:16

6 shenjat që tregojnë se vuani nga...

2:14

U rrëmbye, u vra dhe u hodh...

2:02

Zjarr në Plovisht të Maliqit, dyshohet pakujdesi...

1:50

I zhdukur prej 11 ditësh, 70-vjeçari gjendet...

1:46

Drejtonte makinën nën efektin e lëndëve narkotike,...

1:19

Zjarr masiv në Marsejë të Francës, mbi...

1:12

Shtetase nga Kolumbia dhe Panamaja, zbulohet qendra...

1:03

PE miraton Raportin mbi ecurinë e progresit...

12:05

Tragjike në Kaliforni/ Vdes 1-vjeçari, nëna e...

11:53

Përparim Dema rikonfirmohet në krye të Komisariatit...

11:44

Heshtje në PD ndaj lirimit të Salianjit,...

11:33

Rama: Gati 6 reforma të mëdha! Prekin...

11:32

Vijojnë kërkimet për kapitenin, Arben Anamali humbi...

11:27

U kap mat duke u kujdesur për...

Më të klikuarat

  • U rrëmbye, u vra dhe u hodh në liqen, ky është 23-vjeçari ng...
  • Mot ekstrem në Ballkan! Beogradi goditet nga stuhia e fuqish...
  • Takimi në Bashkinë e Durrësit, Rama u kërkon drejtuesve të j...
  • Detaje të rënda nga ngjarja në Mat, 23-vjeçari dyshohet se u...
  • Hëna e plotë më 10 korrik do të sjellë rritje të ndjeshme pë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.
Website Design Company in BangladeshHigh Risk Solutions Merchant Account Services