Shtetet e Bashkuara nuk kanë ndryshuar qëndrim sa i përket pjesëmarrjes së  Turqisë në programin e avionëve luftarakë F-35. Shtëpia e Bardhë kërkon që Turqia të heqë dorë nga përdorimi i sistemeve ruse të mbrojtjes, por diskutimet mes dy vendeve ende vazhdojnë. Kështu deklaroi  zyrtari i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby të mërkurën.

Duke konfirmuar qëndrimin amerikan, pas deklaratave përkatëse të zv.sekretares amerikane të shtetit Victoria Nuland në Ankara, për një media turke, Kirby iu përgjigj pyetjes për rikthimin e Turqisë në program duke thënë se SHBA nuk ka ndryshuar ende mendim.

“Nuk ka asnjë ndryshim në pikëpamjen tonë se programi F-35 është i papajtueshëm për Turqinë me përdorimin e saj të raketave S-300 dhe S-400. Pra, ne jemi ende duke diskutuar lidhur me këtë.Nëse Turqia mund të marrë parasysh shqetësimet tona për këtë çështje, mund të ketë një rikthim në programin F-35. Por tani jemi në këtë pikë. Nuk ka asnjë ndryshim në këtë”, zoti Kirby.

Nuland, e ngriti këtë çështje në një intervistë për rrjetin televiziv turk CNN Turk, deklaroi se nëse Ankaraja braktis sistemet ruse kundërajrore që ka blerë, atëherë krijohen kushtet për rikthimin e saj në programin e avionëve./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *