Ndonjëherë , pasioni per futbollin nuk njeh limite. Shembulli konkret është portjerja e Vllaznisë, Ardiola Raxhimi, që në finalen e Kupës së Shqipëris edhe pse ishte shtatzanë, arriti që të zbriste në fushë e të mbante portën e paprekur.

21 vjecarja tregon për Vizion Plus se vendimi ishte i vështirë por në fund gjithcka shkoi mirë dhe  ja doli të triumfonte.

Raxhimi aktualisht është në muajin e katërt  të shtatzanisë dhe koha nuk do e lejoj të jetë pjesë e ndeshjeve të Champions League.


Vllaznia triumfoi me rezultatin 4-0 përballë Apollonisë, në “Elbasan Arena” ndërsa në fund të sfidës i gjithë ekipi vrapoi  për ta uruar portjeren duke i vendosur dorën te barku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *