Zdravko Krivokapiç, ka prezantuar këtë të premte emrat e kabinetit të ri qeveritar në Malin e Zi.
Në një konferencë për shtyp në Podgoricë, i mandatuari për kryeministër, Krivokapic, ka publikuar propozimin përfundimtar për përbërjen e qeverisë.
Krivokapic ka vendosur liderin shqiptar të koalicionit “e zeza në të bardhë”, Dritan Abazoviç si zëvendëskryeministër i Malit të Zi.
ZDRAVKO KRIVOKAPIÇ
I MANDATUARI PER KRYEMINISTER
“Doja të arrija një konsensus me subjektet politike dhe me atë që ata kërkonin. Ky në fakt është racionalizimi i administratës. Kështu që vendosa t’i ofroj pozicionin e nënkryetarit, Dritant Abazovićit, dhe pozitat e tjera ekspertëve të caktuar”
Krivokapiç vuri në dukje se qeveria e re është kritikuar ashpër edhe pse nuk ka filluar ende zyrtarisht.
“Një qeveri që as nuk ka filluar akoma është kritikuar shumë. Merren më shumë me emra sesa me vizionin për të ardhmen e Malit të Zi. Unë i ftoj të gjithë të na ndihmojnë të arrijmë zgjidhjen më të mirë së bashku. Kjo është atë që të gjithë duam .”
Me 2 dhjetor Krivokapic do të prezantojë përbërjen e kabinetit dhe programin e ri edhe përpara kuvendit.