Një 60-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili po kurohej për COVID në një nga spitalet e Athinës, dyshohet se ka kryer një vrasje, duke i hequr prizën e aparatit të frymëmarrjes një 76-vjeçari grek. Ky i fundit ndodhej në të njëjtën dhomë me shqiptarin.

Shkak për këtë veprim dyshohet se është bërë zhurma e aparatit të frymëmarrjes. Mediat greke shkruajnë se shqiptari ankohej prej ditësh për zhurmën e aparatit dhe kërkonte që të qëndronte në dhomë vetëm.

Ekspertët e Mjekësisë Ligjore gjetën gjurmë gishtash të shqiptarit në pajisjen e respiratorit.

Shqiptar nuk është arrestuar, pasi po trajtohet në spital, ndërsa mjekët thanë se në të kaluarën ai vuante nga problem të shëndetit mendor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *