Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj tha se këto shtatë vite ishin bashkëqeverisje me krimin e organizuar dhe trafikun e drogës.

Përmes një postimi në “Facebook”, demokrati u shpreh se Shqipëria është në listën e zezë të OKB-së, si vendi kryesor për furnizimin e Europës me drogë.

Prej 7 vjetësh, shtoi Alibeaj, “aleanca e Ramës me krimin dhe trafikantët e drogës” mban peng të ardhmen europiane të Shqipërisë

“Këto 7 vjet të Edi Ramës janë bashkëqeverisje me krimin e organizuar dhe trafikun e drogës. Me Edi Ramën, Shqipëria është në listën e zezë të e OKB-së, si vendi kryesor për furnizimin e Europës me drogë. Aleanca e Edi Ramës me trafikantët është një nga arsyet kryesore pse ekonomia ka rënë në duart e parave të pista dhe biznesi i vogël mezi merr frymë. Prej 7 vjetësh, Aleanca e Edi Ramës me krimin dhe trafikantët e drogës mban peng të ardhmen europiane të Shqipërisë. Mjaft më me krim dhe me drogë! Është koha për ndryshim!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *