Kryeministri Edi Rama pati një bashkëbisedim me Komisionerin për Zgjerim të BE, Oliver Varhelyi këtë të martë.

 

Varhelyi tha në “Twitter” se temat kryesore që u diskutuan ishin pandemia, rrugëtimi i Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian dhe samiti i Sofisë.

 

“Një vizitë virtuale e kryeministrit Edi Rama tek BE. Diskutuam për punën e vazhdueshme për të përfunduar kornizat negociuese, mbështetjen në luftën kundër COVID-19 si edhe për përgatitjet për samitin e Sofisë javën e ardhshme. Presim që Shqipëria të përparojë në rrugën drejt BE.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *