Menjëherë pas vendimit për çeljen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë qëershorin e vitit 2019, nis faza përgatitore, ajo që mund të konsiderohet si prioritare mbi diskutimet në tavolinën e punës. Drejtori në Drejtorinë për BE-në në Ministrinë e për Europën e Punët e Jashtme, Sokol Dedja, thotë se fokusi do të jetë përafrimi i legjislacionit shqiptar me atë të BE-së, që ka nisur me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit në vitin 2009.
SOKOL DEDJA
DREJTOR NE DREJTORINE PER BE NE MEPJ
“Në përfundim të këtij procesi, që quhet “screening” në gjihën teknike, analizimit të legjislacionit tonë, për të parë shkallën e përputhjes me legjilacionin e BE, Komisioni për çdo kapiull të të legjislacionit të BE përgatit një vlerësim, një raport mbi shkallën e përafrimit që vendi ka arritur dhe mbi bazën e këtij raporti, ose vendos detyra për hapjen e secilit kapitull, ose thjeshtë në rast se shkalla e përafrimit është e avancuar, thjesht vendos hapjen e negociatave për atë kapitull”
Një tjetër elelement ka të bëjë me vijimin e zbatimitë të rekomandimeve e raportit të këshillit të ministrave të BE. Për Dedjen, këto nuk janë detyra të reja, por vijim i plotësimit të 5 prioriteteve kyçe.
“Po të shihni gjuhën e konkluzioneve të Këshillit, do të shikoni se si përsëritet fjala “më tej”, “vazhdimi më tej”, “përparimi i mëtejshëm”, “zbatimi i mëtejshëm” i procesit të Vetting-ut. Pra është vazhdimi i proceseve që kanë filluar dhe që lidhen me 5 prioritetet kyçe. Procese që nuk janë të shkurtëra, procese që vazhdojnë edhe pas hapjes zyrtare të negociatave”
Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet sundimit të ligjit dhe luftës kundër krimit dhe korrupsionit.
“Janë qendrorë jo vetëm tani në këtë vit përgatitor për hapjen zyrtare të negociatave, por që do të jenë qendrore gjatë gjithë proecsit të negociatave nëpërmjet dy kapitujve që lidhen me subndimin e ligjit, kapitujt 23 dhe 24. Kapituj që kanë të bëjnë pikërisht me refromën e gjyqësorit, me luftën kundër krimit të organizuar, luftën kundër korrupsionit. Kapituj që janë qendror në procesin e negociatave edhe pas hapjes zyrtare. Janë qendror sot për vende që kanë hapur një numër të madh kapitujsh si Mali i Zi”
Gjatë këtij viti, deri në nisjen e negociatave, do të analizohen në imtësi legjistacioni shqiptar. Ekipi negociator, sipas zyrtarit të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme ende nuk është ngritur. Ai kujton se Serbia ngriti grupin negociator pas hapjes zyrtare të negociatave, ndërkohë që Mali i Zi pak kohë para uljes në tavolinën e bisedimeve me BE-në.