Deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari shprehet se është takuar me zyrtarin e lartë të DASH, Jonathan Moore, ku kanë biseduar për situatën në vend.

Hajdari tha se Moore e priti me entuziazëm dhe dashamirësi vendimin për të garuar me një iniciativë të re në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Deputetja u shpreh më tej se gjatë bisedës i theksoi që sipas saj Shqipëria ka nevojë të “shkëputet nga e kaluara e një klase politike të lidhur me krimin dhe korrupsionin”.

“Gjithmonë kënaqësi të bisedoj me Jonathan Moore, një nga zyrtarët e lartë të Departamentit të Shtetit në USA i cili ka mbështetur gjatë gjithë kohës pa kursim përpjekjet e Shqipërisë për zhvillim dhe integrim. Folëm gjatë për situatën në vend dhe i tregova mbi planet tona për të garuar me një iniciativë të re në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, gjë e cila u prit me entuziazëm dhe dashamirësi. I theksova se Shqipëria ka nevojë të ecë përpara dhe të shkëputet nga e kaluara e një klase politike të lidhur me krimin dhe korrupsionin.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *