SHBA vazhdon të ketë shifra shumë shqetësuese të kurbës së Covid-19.

Edhe gjatë 24 orëve të fundit trendi i rasteve të reja ka mbetur I njëjtë, me shifra të larta që kalojnë 69 mijë të infektuar në vetëm një ditë.

Po ashtu edhe shifrat e viktimave janë të mëdha, teksa së fundmi janë raportuar 1442 të vdekur në vetëm 24 orë.

Kjo është dita e katërt radhazi që shifrat e viktimave ditore në SHBA shkojnë mbi 1200 në Amerikë.

Në territorin e SHBA nga fillimi i pandemisë e deri më tani regjistrohen  153 mijë e 268 viktima ndërsa të prekurit kanë shkuar në mbi 4.6 milionë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *