Subscribe

Një koncert i veçantë nën tingujt e instrumentit të klarinetës u organizua mbrëmjen e të mërkurës në Korçë.

Fatos Qerimaj, Aleks Xhelili, Xhani Struga dhe Nexhildo Sula në një bashkëpunim si rrallë herë luajtën për publikun pjese te ndryshme duke filluar nga ato klasike e deri tek ato bashkëkohore.

 

FATOS QERIMI – MJESHTER I KLARINETES

 

Si instrumentist, secili klarinetist ka profilin e tij artistik të veçantë që i përshtatet zonës e krahinës. Sot kemi sjelle historikun e klarinetës. Fillon nga muzika klasike deri tek ajo bashkëkohore.

 

ALEKS XHELILI – MJESHTER I KLARINETES

 

Klarineta është një instrument i bekuar që hyn në çdo lloj stili muzikor. Nga muzika klasike, moderne folk. Kjo qe një projekt i mirëmenduar. E kishim si obligim dhe më në fund ja arritëm.

 

Për organizatorin, klarineta është kthyer në një instrument parësor edhe për të rinjtë, që tashmë po shtohen në radhët e shkollave të muzikës.

 

NEXHILDO SULA – MJESHTER I KLARINETES

 

Nuk i bëra unë, i bëri instrumenti i klarinetës. Është instrumenti parimor. Është instrument që ka falur kënaqësi në shekuj.

 

Koncerti “Shpirti në klarinetë” u organizua nga Bashkia e Korçës, ndërsa u ndoq nga një numër i madh artdashësish.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *