E premte, 23 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Shpëtohen alpinistët në Bogë, 12 orë operacion për t’i nxjerë nga vendi ku ishin bllokuar

Pas 12 orësh operacion kërkim-shpëtimi në kushte të vështira atmosferike policia ka shpëtuar një grup alpinistësh, të cilët kishin mbetur të bllokuar në një terren malor në Bogë, pasi njëri prej tyre e kishte të pamundur lëvizjen, sepse kishte dëmtuar këmbën.

Në operacionin e kërkim-shpëtimit, që u zhvillua gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit, u krye nga Policia Alpine e Forcave Kombëtare të Sigurisë në bashkëpunim me shërbimet e komisariatit të policisë Malësi e Madhe dhe me Emergjencat Civile, si dhe një grup vullnetarësh.

Reklamë

Njoftimi për bllokimin e 5 alpinistëve u bë që pasditen e së dielës.

ata kishin mbetur të bllokuar gjatë eksplorimit, në vendin e quajtur “Maja e Çardakut”, Bogë, teksa njëri prej tyre kishte dëmtuar rëndë këmbën.

26-vjeçari që kishte dëmtuar këmbën është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër dhe është jashtë rrezikut për jetën. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë