Autoritetet gjermane në Rhine-Westphalia po rikthejnë masat e izolimit pas shpërthimit të koronavirusit në një fabrikë të përpunimit të mishit.

Armin Laschet tha se masat në Gütersloh, ku banojnë rreth 360 mijë persona, do të zgjasin deri në 30 qershor.

Kjo është hera e parë që Gjermania merr një vendim të tillë që pas heqjes së izolimit në maj.

Shteti gjerman u vlerësua për kundërpërgjigjen e tij ndaj virusit, por tani është rikthyer frika se infeksionet po rriten. Laschet e përshkroi shpërthimin e virusit në zonë si incidentin më të madh të infeksionit.

Baret, muzetë, kinematë dhe palestrat duhet të mbyllen sërish të gjitha. Restorantet mund të shërbejnë vetëm vakte që merren me vete.

Rregulli strikt për të ruajtur distancë sociale është rikthyer në fuqi, çka do të thotë se njerëzit mund të takojnë vetëm një person nga jashtë shtëpisë.

Gjithashtu, do të ketë një karantinë të detyruar për të gjithë punonjësit në fabrikën e mishit. Më shumë se 1.500 të punësuar deri tani kanë rezultuar pozitivë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *