Policia e Tiranës qartësoi ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen vonë të shtunë në Tiranë ku afër QSUT u dëgjua një shpërthim i madh që tronditi jo pak atë zonë.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në orën 22:40 dhe lënda plasëse ishte vendosur në një hotel, ndonëse në raportimet e para pati dyshime nëse tritoli kishte shpërthyer në një lokal apo në një hotel.

Në fakt bëhet fjalë për hotelin e Ervin Matës, ish partnerin e Elvana Gjatës, personazh i njohur edhe më parë për publikun sidomos për ngjarjen e rëndë të ndodhu në një lokal në ish bllok në tetor 2018, ku mbeti i vrarë Fabjol Gaxha dhe u plagosen Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.

Mata ishte shpallur në kërkim nga policia për këtë ngjarje për fshehje të provave mirëpo u vetëdorëzua në mars të 2019.

Sakaq lokali ngjitur me hotelin është në pronësi të shtetasit K.Gozhita.
Nga shpërthimi I lëndës plasëse nuk ka pasur persona të lënduar por vetëm dëme materiale.

Ka dyshime se autoret e kane hedhur tritolin nga nje makine ne levizje keto jane te dhena qe nuk jane konfirmuar nga policia.

Uniformat blu nuk kane ende nje autor per kete ngjarje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *